Irak, arrestohet per korrupsion zevendesministri

03/09/2009 21:05

Zevendesministri irakian i Transportit, Adnan Al-Obeidi eshte arrestuar me akuzen per korrupsion.

Sipas burimeve zyrtare te ministrise dhe kreut te komisionit qeveritar per integritetin, Al-Obeidi i ka kerkuar nje zarf me 500 mije dollare nje shoqerie pergjegjese per sigurine e aeroportit nderkombetar te Bagdadit, per t’i rinovuar nje kontrate.

Al-Obeidi, me origjine sunite, ka marre detyren e zevendesministrit tre jave me pare.

Top Channel