France, pranga kercenuesve te Sarkozy

03/09/2009 20:35

Hetimet mbi disa letra kercenuese ndaj presidentit francez Nicolas Sarkozy kane cuar ne arrestimin e 9 personave.

Letra kercenuese, ne zarfin e te cilave kishte edhe nga nje plumb, u jane drejtuar edhe disa ministrave te qeverise se Parisit.

Sipas mediave franceze, te arrestuarit u prangosen ne qytete te ndryshme te Frances jugore.

Kercenimi me vdekje ne France ndeshkohet me gjoba qe mund te arrijne deri ne 43 mije euro, ose me 3 vjet heqje lirie.

Top Channel