KE, plan per strehimin e refugjateve

02/09/2009 16:30

Komisioni Evropian ka publikuar nje plan qe u lejon me shume refugjateve nga zonat e konflikteve dhe vendet e varfera te strehohen ne vendet e BE.

Skema ne fjale synon te dekurajoje emigrantet, kryesisht ata nga Afrika, qe synojne te arrijne ne Evrope ne menyre ilegale.

Shume prej tyre vene jeten ne rrezik teksa perpiqen te hyjne ne vendet e BE, duke u besuar trafikanteve, qe i transportojne me varka te thjeshta.

Kombet e Bashkuara deklarojne se 65.596 refugjate u strehuan ne vende te ndryshme te botes vitin e kaluar, nga te cilet BE pranoi vetem 4.378, ose 6.7%.

Komisioni Evropian thote se numri ne fjale bie ne kontrast me numrin e emigranteve te pranuar nga vendet e tjera te industrializuara, si SHBA, Kanadaja dhe Australia.

Top Channel