Indonezi, 13 te vdekur nga termeti

02/09/2009 13:10

Te pakten 13 te vdekur e dhjetera te plagosur shkaktoi termeti qe ra ne ishullin Java ne Indonezi. Demet jane te medha ne disa qytete te Javes, ndersa lekundjet sizmike u ndjene deri ne kryeqytetin Xhakarta, ku mijera njerez dolen ne rruge nga frika e termetit me magnitude 7.4 te shkalles Richter.

Por me demet, llogarite po i ben Java, ku ne qytetin e Tashikmalajas.

Mijera banore u evakuan nga brigjet pasi u dha alarmi per tsunami, i cili u anulua pas gati nje ore, kur dallget gjigante nuk u shfaqen.

Ne kete qytet jane shembur me dhjetera ndertesa, perfshi nje xhami dhe shtepia e kryebashkiakut.

Epiqendra e termetit ishte 63 km nen Oqeanin Indian, ne perendim te brigjeve te Javes. Ne kete oqean, dhe pikerisht prane brigjeve te Indonezise ra termeti i cili shkaktoi tsunamin qe vrau mese 200 mije vete neper Azi.

Top Channel