Berisha ministrave: Jashte qeverise, jo faji im

02/09/2009 15:45

Pak ore perpara nisjes se negociatave per kabinetin e ri qeveritar, kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen e fundit te qeverise per mandatin e tij te pare. (UPDATE)

Nje mbledhje ne te cilen kryeministri u kursye nga batutat, por jo nga falenderimet per te gjithe ministrat aktuale, pavaresisht kohes qe ata qendruan ne detyre.

Per rreth 30 minuta kryeministri Berisha permendi disa arritje kryesore ne cdo aspekt te qeverisjes, por duke theksuar anetresimin e vendit ne NATO dhe marredhenien e re me Bashkimin Europian, pas kerkeses per statusin e kandidatit, kryeministri Berisha vecoi njeren nga arritjet, te cilen ai e cilesoi si monumentale.

“Kjo qeveri mund te marre shume vleresime, por njeri prej tyre do te mbetet monumental, kampione ne reformat per luften kunder korrupsionit. Eshte kjo qeveri qe ne 4 vite realizoi rritjen me te madhe te pagave dhe pensioneve”, u shpreh Berisha.

Gjate 4 vjeteve, pervec kryeministrit Berisha, vetem 4 prej ministrave, Bode, Ruli, Gjana dhe Xhuveli nuk ndryshuan vendet e tyre ne qeveri.

Tani gjithcka mund te ndryshoje, por sic thote kryeministri ajo qe nuk ndryshon eshte konsiderata e tij per bashkepunetoret e mandatit te pare, te cilet mund te mos jene pjese e qeverise se re.

“Kompozimi i saj eshte nje proces kompleks, por nje gje dua te garantoj secilin prej jush; se cili do te ulet ne keto vende, pas 10 ditesh apo dy javesh, as une vete akoma nuk e kam te qarte, por ata qe do mungojne nga ju, absolutisht nuk do te mungojne as nga moskonsiderata e Sali Berishes, as edhe nga mungesa e kontributit te tyre palcor ne keto 4 vite”, theksoi Berisha.

Por megjithese disa prej ministrave nuk do te jene me te tille, ata te gjithe, pjesa demokrate e kabinetit, jane anetare te parlamentit.

Arsye e forte kjo, qe ne nje mazhorance delikate, kryeministri Berisha t’u kerkoje atyre mirekuptim per te mos patur hatermbetje.

“Une jam i bindur qe integriteti juaj politik, eshte i mjaftueshem per te mirekuotuar zgjidhjet e ardhshme qe kryeministri do te beje ne te me te interesave te vendit”, tha Berisha.

Rendi i dites i mbledhjes se fundit te qeverise aktuale ishte i ngjeshur, por ky nuk ishte takimi i fundit i ministrave me kryeministrin.

Ne fund u shtrua edhe nje dreke. Sesa e shijshme ka qene dreka e fundit e shtruar nga kryeministri, disa prej ministrave aktuale do ta kuptojne pak dite me vone. Kur kryeministri Berisha t’u serire torten, ate me te emblen per nje politikan. Torten e pushtetit.  

Top Channel