Afganistan, rritet avantazhi i Karzait

02/09/2009 16:20

Rritet avantazhi i Hamid Karzait ndaj rivalit te tij ne zgjedhjet presidenciale te 20 gushtit, Abdullah Abdullah.

Sipas Komisionit Elektoral, pas numerimit te 60% te fleteve te votimit, presidenti afgan kryeson me 47.3 per qind, ndersa ish-ministri i Jashtem me 32.6%.

Por pavaresisht avantazhit, rreth 15 pike, me kete rezultat shkohet drejt balotazhit, shkruajne mediat lokale.

Per t’u zgjedhur qe ne raundin e pare, nje kandidat duhet te fitoje te pakten 50% plus nje nga votat.

Top Channel