Toke, zbulohet pika me e ftohte, e thate dhe pa ere

01/09/2009 15:40

Nje studim i koheve te fundit ka zbuluar cila eshte pika me e thate, e ftohte dhe me me pak ere ne siperfaqen e Tokes.

Astronomet e “University of New South Wales” kane analizuar nje grup te dhenash te marra nga sateliti duke dale ne disa perfundime interesante. Keshtu, pjesa me e ftohte ndodhet ne Antarktide ne 4053 metra lartesi mbi nivelin e detit ne piken e njohur me emrin “Ridge A”.

Temperatura ne kete pike te globit shkon deri ne -70 grade celcius, ndersa reshjet mungojne pothuajse gjate gjithe vitit. Ne kete pike ajri eshte shume i qete dhe ere pothuajse nuk ka fare.

“Imazhet e marra nga sateliti jane tre here me te pastra se pamjet me te mira te marra deri tani nga nje satelit”, shpjegon nje prej astonomeve.

 

 

Top Channel