Kine, femijeve u mesohet te duan atdheun

01/09/2009 12:40

Ne Kine, autoritetet po u thone nxenesve vendas se mesimi i pare qe duhet te mesojne ne kete vit shkollor eshte “te duash atdheun tend”.

Ministria e Arsimit ka prodhuar nje program special televiziv per te inkurajuar patriotizmin mes te rinjve te vendit.

Programi po transmetohet tani qe miliona femije jane kthyer ne klasat e tyre pas pushimeve verore dhe vetem pak jave para se Republika Popullore e Kines te festoje 60 vjetorin e saj.

Ne te marin pjese yje te kinemase kineze, si aktori Jet Li, njeriu i pare qe udhetoi ne hapesire Yang Liwei, si dhe kengetarja Peng Liyuan.

Top Channel