Dy Korete rihapin kufijte

01/09/2009 09:55

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kane rivendosur aksesin ne kufijt e tyre, duke lejuar keshtu kalimin e automjeteve qe vijne dhe shkojne tek parku i perbashket industrial.

Veriu e kishte kufizuar ne menyre te rrepte hyrjen ne kufirin e tij qe prej dhjetorit te vitit 2008.

Ndersa tani kufiri do te hapet 23 here ne dite, nga 6 here qe kishte qene deri me sot.

Hapja e kufirit eshte shenja e fundit qe tregon se Peniani ka zbutur qendrimin e tij ndaj Jugut, qe pas testimit te raketes berthamore ne muajin maj.

Ministria e Unifikimit ne Seul deklaroi per mediat se numri i personave dhe automjeteve qe do te kalojne kufirin nuk do te kufizohet me.

Top Channel