Tajlande, vdes gjate spektaklit televiziv

31/08/2009 12:55

Ajo qe duhej te ishte nje prove e thjeshte per rezistencen fizike te trupit, eshte kthyer ne nje tragjedi.

32 vjecari pakistanez Saad Khan, i martuar me 4 femije, vdiq i mbytur gjate nje reality show ne Tajlande. Ai po kalonte nje liqen me not pasi kishte lidhur edhe 7 kg peshe, por papritur humbi qetesine, duke u mbytur. Kjo sfide ishte propozuar nga nje e ftuar ne show, modelja pakistaneze Amina Sheikh.

Lajmi i vdekjes se 32 vjecarit eshte konfirmuar nga sponsori i programit, Unilever edhe pse ishte dhene me pare nga revista pakistaneze “Aarpix”. Autoritetet tajlandeze kane nisur nje hetim per te zbardhur plotesisht ngjarjen tragjike.

“Ishte nje incident tragjik. Jemi te shokuar per ate qe ndodhi”, shprehet perfaqesuesi i Unilever, Tim Johns. Kompania ne fjale ka premtuar nje shume te madhe per bashkeshorten dhe 4 femijet e viktimes.

Top Channel