Meksike, trafikantet masakrojne 10 te rinj

31/08/2009 18:00

Serish nje fundjave e pergjakur nga nje masaker e narkotrafikanteve ne Meksike, te cilet te armatosur me kallashnikov kane vrare 10 te rinj.

Mes viktimave jane dy gra dhe tre minorene. Masakra ndodhi perpara disa dhjetra personave, te cilet po benin shetitje pergjate bregdetit te Pranveres, qytet ne shtetin e Sinaloas.

Sinaloa eshte nje nder shtetet me te rrezikshme te Meksikes, ku vepron karteli i droges i udhehequr nga Joaquin “El Chapo” Guzman, i konsideruar si nje nder trafikantet me te fuqishem.

Top Channel