A/H1N1, OBSH: Qeverite te bejne me shume

30/08/2009 12:25

Organizata Boterore e Shendetesise i ka kerkuar qeverive impenjim me te madh per te perballuar gripin e derrit.

“Virusi udheton me nje shpejtesi te pabesueshme”, ka deklaruar ne nje interviste per te perditshmen franceze “Le Monde”, drejtoresha e OBSH-se, Margaret Chan.

“40 perqind e vdekjeve i perket te rinjve te rritur dhe te shendetshem. Ky eshte fakti me i rendesishem”, eshte shprehur ajo.

“Semundja eshte ne nivele te ulta vdekshmerie dhe shpresojme qe te mbetet e tille edhe ne vjeshte kur do te vije vala e dyte e perhapjes. Kemi nevoje per plane te mirefillta kunder semundjes dhe per nje koordinim te mire. Dhe kjo nuk i perket vetem ministrave te Shendetesise”, apeloi Chan.

Top Channel