Schwantz: Rossi, legjende e motociklizmit

27/08/2009 13:30

Ne prag te gares se kesaj fundjave ne Indianapolis te SHBA-se, legjenda e motociklizmit amerikan Kevin Schwantz ka thurur lavde per 8 here kampionin e botes, Valentino Rossi.

“Ka treguar se eshte nje nga me te medhenjte ne historine e ketij sporti, sidomos kur arriti te triumfonte edhe ne nje situate te veshtire si ajo ne Donington. Arrin te jete perhere i perqendruar pa humbur shpejtesine”, thekson Schwantz.

Ne vijim, ai ka folur per dy bashkekombasit, Colin Edwards e Nicky Hayden duke thene se ata kane mundesi te bejne nje gare te mire ne Indianapolis edhe pse ne piste do te jete numri 46.

Po keshtu ish kampioni komentoi edhe gjendjen e australianit Stoner. “Casey si pilot qe eshte ka nevoje te rikthehet ne pista”, perfundon Schwantz.

Top Channel