Inter, Lautaro Martinez kujton: Disa shokë të skuadrës mendonin për Botërorin, unë nuk e braktis anijen

16/10/2026 16:22

Lautaro Martinez flet hapur në një intervistë për kanalet zyrtare të kombëtares argjentinase gjatë së cilës në mënyrë indirekte preku edhe temën Inter.

Kapiteni zikaltër foli për këtë duke iu referuar Botërorit të vitit 2022, të zhvilluar në Katar gjatë dimrit, pra në mes të sezonit, ku ai kishte mbërritur pas një problemi në kavolje, me të cilin kishte vazhduar të luante.

‘Në atë periudhë ishin 3 apo 4 shokë skuadre te Interi që edhe ata kishin probleme fizike dhe që mendonin më shumë për Botërorin se për klubin-tregon Lautaro Martinez-unë jam ndryshe. Jam një njeri besnik ndaj atyre që më hapin portën, atyre që më trajtojnë në mënyrë të jashtëzakonshme. Jam përgjegjës ndaj punës sime, sepse e ndjej brenda meje. Në atë moment ndjeja që nuk mund të braktisja anijen, të lija klubin dhe kështu vazhdova të luaja. Nuk dua të humbas asnjë stërvitje, nuk dua të humbas asnjë ndeshje’

Në fund Argjentina e fitoi atë Botëror dhe ishte titulli i tretë në historinë e kombëtares Albiceleste

‘Katari ishte diçka speciale për gjithçka përjetova-shtoi Lautaro Martinez-ngritëm Kupën e Botës dhe ajo ishte gjëja më e rëndësishme. Vija nga një supersezon me Interin; isha golashënuesi më i mirë, futbollisti më i mirë i sezonit dhe kishim fituar kampionatin’.

Në fund të atij sezoni Argjentina fitoi edhe Kupën e Amerikës, me golin e Lautaros në finale

‘Të shënoja në finale ishte një shpërblim për të gjithë punën e bërë-tha sulmuesi argjentinas

Ndërsa Botërori 2026 u mbyll me një humbje në finale kundër Spanjës.

‘Kisha një dëmtim që më mbajti jashtë fushave  për 2 muaj. Në atë moment fola me përgatitësim tim dhe i thashë: ‘profesor, kam nevojë që të luaj. Duhet të shkoj në Botëror me minuta në këmbë, duhet të shkoj me ritmin e ndeshjes’. Edhe ai ishte një rrezik që vendosa ta merrja përsipër. Luajta me klubin tim deri në ndeshjen e fundit’-tha sulmuesi argjentinas

Më pas Lautaro Martinez foli edhe për Botërorin 2026.

‘Në gjysmëfinalen ndaj Anglisë lamë gjithçka në fushë, edhe atë që nuk kishim-tha Lautaro Martinez-në finale dukej; kishte futbollistë që nuk ia dilnin thuajse as të ecnin e megjithatë vazhdonin të vraponin. Të dhemb të humbasësh kështu, të dhemb dyfish. Të lë një plagë të rëndësishme’.

Top Channel