Ilaci kunder kancerit rrezikon femrat

27/08/2009 13:00

Femrat qe perdorin ilacin kunder kancerit, Tamoxifene, rrezikojne te preken nga nje tjeter lloj kanceri edhe me agresiv.

Kerkuesit e “Fred Hutchinson Cancer Research Centre” te Siatellit kane zbuluar se ky lloj ilaci eshte shume i rrezikshem tek seksi femer. Tamoxifene e kuron kancerin e gjirit por ai mund te hedhe bazat per zhvillimin e nje tjeter tumorri te pandjeshem ndaj hormoneve.

Ky zbulim ka nje rendesi shume te madhe pasi ne mbare bote shume femra trajtohen me kete lloj ilaci qe konsiderohet si nje shpetimtar por ne te vertete eshte nje “bombe me sahat”.

 

Top Channel