Nje jave perpara nisjes se negociatave per krijimin e qeverise se re, kryeministri Sali Berisha ka marre urimet per fitoren e zgjedhjeve parlamentare nga ish-kryetari i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, Rene Van der Linden.
Gjate nje takimi ne zyren e kreut te qeverise, zoti Van der Linden, nje figure e njohur e politikes se djathte europiane, e vleresoi rezultatin e zgjedhjeve si shume te dobishem per zhvillimin e metejshem te vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, ish-kryetari i Asamblese Parlamentare te KiE vleresoi reformat e ndermarra nga qeveria e kryeministrit Berisha, qe sipas tij, sollen anetaresimin e Shqiperise ne NATO.
Nga ana e tij, kryeministri theksoi se qellimi kryesor tani per vendin eshte anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian, nje proces ky i bazuar ne meritat dhe realizimin e reformave.
Qellimi tjeter, sipas kreut te qeverise, eshte krijimi i nje klime sa me te favorshme per biznesin vendas dhe te huaj, per te cilet qeveria po ben cdo perpjekje qe investimet e tyre ne Shqiperi te jene nje histori suksesi.
Top Channel