SHBA, zbulohet teknika per mposhtjen e kancerit

14/08/2009 17:30

Per here te pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte zbuluar nje teknike per te prodhuar ilace ne gjendje te sulmojne vetem qelizat e semura me tumor, duke lene te paprekura qelizat e tjera.

Kerkuesit e “Broad Institute”, i lindur pas bashkepunimit mes “Harvard University” dhe “Massachusetts Institute of Technology” kane arritur te izolojne 32 agjente kimike te afte per te shkaterruar qelizat e semura, nga keto elemente vetem nje i aprovuar si medikament kunder kancerit.

Zbulimi do te lejoje aktivizimin e strategjive te reja ne luften kunder tumorit, te bazuara ne nje kombinim mes kimioterapise tradicionale dhe ilaceve specifike per qelizat staminale.

Top Channel