Gana e lumtur, sjell ne jete nje kelysh

06/08/2009 09:55

Nje vit me pare, Gana, gorilla e kopshtin zoologjik ne Munster, ne Gjermani mallengjeu gjithe boten, ndersa mbante ne krahe te voglin Claudio, i cili nderroi jete ne moshen 3 mujore, per shkak te nje ataku ne zemer.

Asokohe Gana refuzoi te besonte se kelyshi i saj kishte ngordhur dhe e mbante ate shtrenguar pas vetes, duke mos lejuar njeri qe t’ia merrte.

Sot Gana eshte serish e lumtur, pasi ka sjelle ne jete nje tjeter kelysh, kesaj radhe femer. Luan dhe e perkedhel pasardhesen e saj, ndersa puthjet qe i jep here pas here te vogles tregojne ngrohtesine qe percjell, si te ishte njeri.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel