Dehet, miqte e cojne me krevat ne tren

06/08/2009 13:45

Nuk eshte Dita e Karnavaleve dhe as 1 Prilli, por shakaja qe miqte i bene nje 25-vjecari gjerman do te futet ne librin e historive me te lezetshme te vitit.

Gerle Kittler, mesa duket piu me shume se c’duhet dhe u shtri per te fjetur ne mes te ambientit ku po zhvillohej nje feste. Miqve nuk u ka shpetuar ky rast dhe e kane kane transportuar Gerle megjithe krevat deri ne stacionin me te afert hekurudhor.

Policia eshte habitur kur e ka pare te riun ndersa flinte ne krevat prane binareve. Gerle nuk ka ditur cfare ka ndodhur dhe eshte justifikuar duke i thene policeve se e kishte gjumin e rende.

Pa celular dhe pa para ne xhep eshte detyruar te kthehet ne shtepi me kembe.

Top Channel