Te rinjte, por jo vetem ata, kane deshire qe pas pushimeve te kene nje lekure te nxire nga dielli,ndaj shpesh preferojne te qendrojne gjate ne diell.

Por sipas specialisteve ekspozimi per nje kohe te gjate ne diell, ben qe te kemi nje ngjyre te bukur ne trup, por sjell edhe  plakje  te lekures.

Mjeket sqarojne se dielli e shpejton plakjen e lekures, pasi rrezet ultraviolet-A i  futen  ne thellesi te  lekures  dhe shkaterrojne kolagenin,elastinen dhe enet e vogla te gjakut.
Plakja e lekures vihet re ne  rrudhat, njollat ,por jo rralle edhe tek ashpersia e lekures.

Qendrimi per nje kohe te gjate ne diell sjell probleme edhe tek syte. Sipas OBSH rreth  20 %  e  te personave qe kane perde ne sy  kane qene te  ekspozuar ndaj rrezeve ultraviolet dhe nuk kane perdorur syze mbrojtese.

Por ekspozimi ne diell per nje kohe te caktuar. ka veti shume te mira per shendetin e njeriut Mjeket deklarojne se rrezet e diellit ndihmojne jo vetem ne permisimin e humorit por jane shume te rendesishme per forcimin e kockave, parandalon zhvillimin e raketizmit tek femijet dhe te ostoperozes tek te rriturit.

Studimet kane vertetuar se rrezet e diellit sjellin forcim te sistemit imunitar dhe pengojne rritjen e mikrobeve ne lekure,kjo eshte arsyeja qe specialistet  u rekomandojne  pushuesve qe ta shfrytezojne sa me mire qendrimin ne diell.

Ekspozimi i fytyres rreth 15 minuta te pakten tre here ne jave eshte i mjaftueshem per te prodhuar vitamine D.

Top Channel