Itali, sekuestrohen 80 kg droge

24/07/2009 09:55

Nje sasi prej 80 kilogramesh kokaine, marihuane dhe heroine eshte sekuestruar nga policia e Milano, pas disa muaj hetimesh.

Ne kuader te ketij operacioni 50 persona jane arrestuar.

Nuk dihen detaje, nese mes te arrestuarve ka edhe shqiptare, te cilet jo rralle jane ne listat e urdher-arresteve te policise italiane.

Vetem ditet e fundit ne vendin fqinj disa shqiptare u arrestuan, pasi ishin pjese e nje bande narkotrafiku. Ndersa 10 te tjere vecse merreshin me sigurimin dhe shperndarjen e lendes narkotike, kishin krijuar edhe nje ekip futbolli per ‘kohen e lire’.

Top Channel