Prinderit e stresuar, rrezik per astmen

21/07/2009 11:20

Disa shkencetare kane deklaruar se prinderit e stresuar mund te luajne nje rol kyc ne prekjen e femijes se tyre nga astma.

Ata kane konstatuar tek disa femije te prinderve te tensionuar qe jetojne ne zona te ndotura, se kane me shume mundesi  te preken nga astma se sa moshataret e tyre ne zona te tjera.

Grupi i shkencetareve te Universitetit te Kalifornise beson se ankthet prinderore lidhen me faktore te tjere te rrezikshem per rritjen e efekteve te astmes tek njeriu.

Ata kane deklaruar gjithashtu, se se shpejti mbi kete gje do te mund te jepet edhe nje shpjegim biologjik.

Ekspertet kane treguar tashme se grate qe jane te stresuara gjate shtatzanise mund te mbartin rrezikun qe femijet e tyre te preken nga astma apo alergji te tjera.

Top Channel