Turqia, interes per te investuar ne Kosove
14/07/2009 16:55
Turqia eshte e gatshme te investoje ne shtetin e ri te Kosoves, kryesisht ne fushen e energjise por edhe ne sektore te tjere.
Eshte ky mesazhi qe i ka percjelle sot Prishtines zyrtare ministri turk i Energjitikes, Mehmet Hilmi Gyler, i cili po qendron per nje vizite ne Kosove.
Gjate nje takimi me shefin e Dhomes Ekonomike te Kosoves, Besim Beqaj, ministri Gyler ka permendur disa nga inciativat turke ne Kosove, si ceshtja e minierave dhe prodhimi i thengjillit, si dhe ka shprehur gatishmerine per projekte te tjera.
Ai ka premtuar se ne te ardhmen Turqia do te investoje ne Kosove ne infrastrukture dhe ne edukim.
Top Channel