Itali, 19 ne pranga per trafik lendesh narkotike

12/06/2009 11:05

Arrestohen nga polica italiane 19 persona anetare te nje bande italo-kolumbiane te akuzuar per trafikimin e lendeve narkotike.

Ata akuzohen per futjen e nje sasie te konsiderueshme droge ne Itali e cila kishte si destinacion tregun e kryeqytetit italian.

Operacioni eshte shtrire ne Spanje, Gjermani dhe ne qytetet italiane te Arexos, Romes, Palermos dhe Milanos. Mes te arrestuarve edhe aktore te serialeve “Oktapodi” dhe “I fundit.”

Kjo eshte edhe goditja e dyte brenda pak ditesh e ndermarre nga policia italiane pas operacionit te bere kunder rrjetit kurd.

Top Channel