Gripi i derrit, OBSH shpall pandemine

11/06/2009 16:30

Organizata Boterore e Shendetesise e rriti nivelin e alarmit per gripin e derrave ne nivelin maksimal 6, qe nenkupton nje pandemi globale te gripit.

Lajmi eshte njoftuar nga qeveria suedeze permes nje komunikate per shtyp te shperndare per mediat nderkombetare.

Nderkohe qe eshte konfirmuar edhe nga drejtorja e pergjithshme e OBSH, Margaret Chan. “Eshte nje pandemi gripi, prandaj kemi vendosur ta ngreme nivelin e rrezikut nga 5 ne 6”, ka pohuar Chan.

Numri rasteve te prekura nga ky grip vjen gjithnje e ne rritje, madje shume prej tyre qendrojne ne reanimacion, pra ne gjendje te rende.

Situata kritike ne Hong-Kong dhe ne Australi beri shpalljen e pandemise ne nivel global.

Pandemia e fundit e shpallur nga OBSH eshte ajo e vitit 1968, qe nisi nga Hong-Kong e qe shkaktoi vdekjen e 1 milione personave.

Top Channel