Brazil, mberrijne trupat e pare per analiza

11/06/2009 11:15

Trupat e gjetur te tragjedise ajrore te “Air France” do te transportohen ne Institutin e Mjekesise Ligjore  ne Brasilia per verifikime te metejshme si dhe per kryerjen e analizave te ADN-se.

Ne kryeqytetin brazilian  kane mberritur 16 trupat e pare qe iu nenshtruan verifikimit me ane te ADN-se. Forcat ajrore braziliane kane deklaruar se identifikimet zyrtare do te behen nga specialiste te mjekesise ligjore braziliane edhe nese ndonje prej viktimave mund te jete identifikuar me pare.

“Jane gjetur edhe 25 trupa te tjere te cilet do te kalojne permes se njejtes procedure identifikimi me ane te analizave te ADN-se”- shtuan autoritetet Braziliane.

Kerkimet per gjetjen e trupave jane intensifikuar nga Brazili dhe Franca te ndihmuara edhe nga SHBA.

Top Channel