SHBA, te shtena ne muzeun e Holokaustit

10/06/2009 19:25

Te shtena armesh zjarri jane regjistruar ne ambjentet e brendshme te muzeut te Holokaustit ne Uashington.

Lajmin e ben te ditur televizioni amerikan Fox News, sipas te cilit behet fjale per nje person te armatosur qe ka hapur zjarr ndaj nje rojeje te muzeut.

Nderkohe, shton burimi, nje roje tjeter ka hapur zjarr ndaj agresorit duke e qelluar ate.

Per momentin nuk ka informacione te tjera mbi dinamiken e ngjarjes, por policia ka mberritur ne skenen e krimit.

Top Channel