Lojtaret e Barcelones jane pritur si heronj ne Spanje, pasi mposhten ne finalen e Liges se Kampioneve 2-0 Manchester United.
Mijera tifoze katalanas kane pritur ne aeroportin “El Prat” kampionet e rinj te Europes. Kapiteni Puyol dhe trajneri Guradiola me trofeun ne duar ishin te paret qe dolen nga avioni qe i solli ata nga Roma. Me pas festa ka vazhduar ne rruget e Barcelones, ku mijera tifoze kane pergezuar te gjithe aktoret e finales se madhe per fitimin e titullit te trete ne historine e ketij klubi.
E kunderta ka ndodhur me skuadren e Manchester United, e cila eshte kthyer ne Angli pa shume entuziazem. Vetem pak tifoze shumica e te cileve femije kane pritur “Djajte e kuq”. Nderkaq policia spanjolle arrestoi rreth 40 tifoze ne oret e para te mengjesit te se enjtes, pas perleshjeve me tifozerine qe festonte ne rruget e Barcelones.
Sipas agjencise “Europa Press”, qindra tifoze kane prishur barrikadat e vendosura nga policia dhe kane goditur me shishe e sende te forta, nga ana tjeter policia u eshte kunderpergjigjur me gaz lotsjelles duke u perpjekur te shperndante turmat.
Ndryshe ka qene situata ne Rome menjehere pas shpalljes se Barcelones kampione te Europes, pasi tifozet katalanas kane qene disi me te permbajtur. Policia italiane ka arritur te mbaje nen kontroll festen e tyre per fitoren ndaj Manchester United.
Top Channel