" /> ">

Se shpejt vepra e re e Dan Brown

14/02/2009 12:45

Romani i ri i shkrimtarit amerikan, Dan Brown, “The Solomon Key” (Celesi i Solominit), per te cilin u fol qe prej 2004, duket se po mberrin.

Autori, i cili me “Kodin da Vinci”, ne vitin 2003 shiti rreth 7 milione kopje, duket se ka qellim qe te kape edhe nje here suksesin boteror me nje histori rreth mistereve te masoneve qe do te kete serish si protagonist profesorin Robert Langdon, eksperti i simbologjise se fshehte fetare ne Universitetin e Harvard, tashme i njohur prej te gjitheve si heroi i Kodit.

Lajmi vjen nga Gjeneva, gjate prezantimit te filmit “Engjej dhe Djaj”, subjekti i te cilit eshte romani me te njejtin titull i Brown, veper te cilen shkrimtari amerikan e publikoi para “Kodit”.

Filmi do te dale ne kinemate amerikane me 15 maj.

Top Channel