Chelsea kërkon të transferojë Elseid Hysajn

06/07/2015 00:00

Mediet angleze kanë shkruar se Chelsea është duke vëzhguar nga afër gjendjen e futbollistit të Kombëtares, Elseid Hysaj. 21-vjeçari është akoma lojtar i Empolit, por ka shumë mundësi të largohet këtë verë.

Hysaj shihet si zëvendësmim për mbrojtësin e djathtë Branislav Ivanovic, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme, ndërkohë që zyrtarët e Chelseat ende nuk kanë bërë asnjë lëvizje për rinovim.

Arsye për këtë është se serbi tashmë ka kaluar të 30-at, dhe rregulli i klubit londinez është se një lojtar në këtë moshë nuk përfiton kontratë të re më të gjatë se 1-vjet, me të cilin Ivanovic nuk duket i kënaqur.

Mediet angleze e kanë përshkruar Hysajn si lojtar punëtor, që vrapon shumë dhe i kujdesshëm në pjesën defansive, ashtu siç pëlqen Mourinho. Mendohet se Empoli kërkon 10 milion funte për lojtarin, shumë të cilën Chelsea nuk e ka problem që ta paguajë.

Top Channel