Aksidentet, dy viktima

05/04/2014 00:00

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 29-vjeçari në Kukës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Gjegjën,në segementin rrugor Kukës-Morinë.

Burime policore bëjnë të ditur se automjeti i drejtuar nga shtetasi Fatmir Matmuja, rreth 29 vjec, me targa AA 773 CO ka qenë duke udhëtuar nga Morini në drejtim të Kukësit.

Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se automjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të madhe  kur papritur ka humbur kontrollin duke përfunduar anash rrugës, pas një botimi të fortë.

Ekspertët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e madhe me të cilën ka qenë duke udhëtuar drejtuesi i mjetit si dhe lagështira e madhe në rrugë, duke qenë se në momentin e aksidentit ka qenë duke rënë shi i dendur.

Megjithatë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili pritet që të nxjerrë edhe shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen e 29-vjecarit Matmuja.

Ndërkohë, në një tjetër aksident të ndodhur në Elbasan, një 62-vjeça ka gjetur vdekjen. Ngjarja është shënuar në rrethrrotullimin e unazës perëndimore në hyrje të qytetit. Sic bën me dije policia e Elbasanit, një kamion me targa SR 989 CA ka përplasur për vdekje 62-vjeçarin Zamir Dedja i cili udhëtonte me biçikletë.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë për ta dërguar në spital, viktima nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, shtetasin maqedonas Risto Demovski dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht mendohet se 62-vjeçari ka humbur kontrollin e biçikletes duke i prerë rrugën kamionit duke sjellë edhe përplasjen fatale që pasoi vdekjen e tij të menjëhershme.

Policia përjashton pistën e shpejtësisë së lëvizjes së kamionit pasi aksidenti është shënuar në rrethrrotullim çka e bën të vështirë lëvizjen me shpejtësi.

Top Channel