Ka mbrojtur të dielën titullin e kampionit të botës në versionin ëBF për të tretën herë dhe 24 orë më vonë, në konferencën për shtyp, ende ishte i mbërthyer nga emocionet e atij triumfi të bukur me pikë ndaj sfidantit argjentinas, Esteban Ponce.
Boksieri i njohur shqiptar pohoi vështirësitë e tij, para se të rigjente veten në raundin e pestë dhe më pas të udhëhiqte ndeshjen drejt një mbrëmjeje të bukur e festive për të dhe gjithë shqiptarët.
“Isha përgatitur shumë për këtë duel, shpjegon ai. Raundin e 5-të nisa të karikohem ashtu siç doja unë në ndeshjen time. Isha shumë i emocionuar”. Më pas Qato nuk ka kursyer komplimentet për organizatorët e këtij evenimenti të madh në vendin tonë: “Organizimi ishte madhështor dhe natyrisht falënderoj për këtë presidentin e nderit të WBF, Ylli Ndroqi”.
Më pas vetë Ndroqi i falënderoi të gjithë për organizimin, por edhe mbështetjen që i kanë dhënë Qatos: “Të gjithë kanë bërë një punë të lodhshme për këtë sukses. I falënderoj të gjithë. Jam krenar që bashkëpunoj në të tilla organizime”. Ndroqi falënderoi më pas edhe mediat që e pasqyruan këtë sukses të madh. Para gazetarëve doli edhe përfaqësuesi i ëBF-së, Olaf Shrëder, i cili e konsideroi mbrëmjen e të dielës “një natë historike për boksin shqiptar. Ishte shou më i madh në këto 3 vjet, që unë kam qenë në Shqipëri, theksoi Shrëder. Ndeshja kryesore ishte fantastike dhe një sfidë e vërtetë. Boksi është një sport shumë i rrezikshëm, ndaj unë i them Kreshnikut që në ndeshjet e tij të përqendrohet vetëm te ndeshja, dhe tek asgjë tjetër”. Në pallatin e sportit, “Asllan Rusi”, u pa një ndeshje e bukur dhe shumë emocionues. Në raundin e tretë, 32-vjeçari kaloi një moment kritik, ku ra “Knock doën”, por e rimori shpejt veten, për të triumfuar me pikë pas 12 raundesh ndaj rivalit Ponce. Vendimi i gjyqtarëve ishte unanim: 3-0 në favor të boksierit të njohur shqiptar.
Top Channel