Qato rikonfirmohet Kampion Bote në WBF

03/05/2010 13:40

Kreshnik Qato, shqiptari Kampion Bote në versionin WBF është ngjitur dje në mbrëmje në ringun e pallatit të sportit “Asllan Rusi” për t’u ndeshur me sfidanti argjentinas, Valdemar Ponce (16 fitore, 4 humbje dhe një barazim).

Që nga fitimi i këtij titulli, kjo ishte hera e tretë që 32-vjeçari shqiptar e mbronte atë.  Raundi i parë i barabartë. Edhe pse përpara kishte një boksier të ri në moshë, Qato ka mundur të imponohet mirë falë eksperiencës dhe qetësisë. Shqiptari është përmirësuar në raundin e dytë. Kur ishte në momentet më të mira gjatë raundit të tretë, ka marrë një goditje nga Ponce në mjekër dhe është rrëzuar përtokë në “Knock down”.

Boksieri durrsak e ka marrë veten mirë dhe ka rikthyer baraspeshën, përballë një kundërshtari i cili mbrohet mirë dhe tenton të gjejë hapësira për të lëshuar grushtet. Raundet 5 e 6 dominohen nga 32-vjeçari shqiptar, ndërsa në raundet pasuese 8,9 e 10 ka thuajse një barazim mes dy boksierëve. Kreshniku është treguar më i qartë dhe ka dhënë goditje më të pastra, ndërkohë që rivali i tij pak më i tërhequr, gjithsesi nuk është dorëzuar.

Rikthimi i Qatos dominues në raundin e 11, ndërkohë që në të fundit e ka mbuluar me një rrebesh grushtesh, por qe gjithsesi gongu e ka ndalur në momentin kur mund ta kishte hedhur “Knock-out”. Qato fiton 3-0 pas vlerësimeve me pikë të të tre gjyqtarëve: 118-109, 117-110, 118-109, duke u rikonfirmuar sërish kampion bote në versionin WBF.

“Të them të drejtën kisha shumë emocione. Jam përgatitur shumë për këtë ndeshje, e kisha studiuar shumë kundërshtarin dhe isha përgatitur për duel në afërsi dhe në distancë. Ta shijojmë këtë titull, ndërsa për të ardhmen do të mendoj më vonë”. Mbrëmja në pallatin e sportit “Asllan Rusi” kishte nisur më parë me një duel interesant mes boksierit kosovar, Shpëtim Shala, me kroatin Josip Jalushiç, e fituar nga djaloshi nga Kosova me pikë.

 Në barazim është mbyllur dueli për titullin e peshat e rënda WBF International në kategorinë e rëndë me hungarezët Laszlo Hubert e Zoltan Beres. Po ashtu në ring janë ngjitur edhe dy ferma, Laura Saperstein kundër rumunes Daniela David.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA