“Ex Nihilo” në 3 dhoma/ Greg Rama vjen me ekspozitën e dytë personale

04/03/2020 20:12

 “Ex Nihilo” do të thotë hiçi. Në ekspozitën e tij të dytë personale, Greg Rama, sërish përdor latinishten për të na përcjellë në një zgjatim ëndërrimtar si metaforë e krijimit nga hiçi, nëpërmjet instilacionit fije bari. Po ashtu nëpërmjet bulës së ujit, një materie delikate si formë transitore e materies shpirtërore.

Jam përpjekur të përdor sensin e një kompozimi ku janë ndërtuar edhe simetria edhe asimetria. E gjitha kjo ka ardhur nga asgjëja. E gjitha kjo ka ardhur nga një gjë në dukje e parëndësishme, por kur e ndeshim në të përditshmen tonë, kjo sigurisht që ndikon tek ne, në pavetëdije ose vetëdije.

Për shembull mbasi unë dal që këtu dhe kaloj në një park nuk i shoh më njëlloj fijet e barit të shpërndara dhe kjo më ka dhënë ide për më vonë për projekte të tjera.

Është kjo mënyra e jotja për të treguar që je i lidhur më natyrën?

Si ka qenë bashkëpunimi me kuratorin?

Kanë qenë biseda shumë konstruktive. Idea fillestare nuk ka qenë kjo. Ka qenë me fijet e barit, por ka ardhur duke evoluar, duke u përmirësuar. Dhe bashkëpunimi mendoj që ka qenë shumë i frytshëm.

Njerëzit do komentojnë emrin tënd, mbase dhe pa u marrë shumë me punën tënde. Do komentojnë emrin e kuratorit dhe bindjet e tij politike duke anashkaluar mbase artin. Ke ndonjë koment?

Ne jemi përtej politkës, ne që kemi zgjedhur të merremi me këtë punë. Adi është shumë dashamirës dhe shumë bashkëpunues. Për mua kjo ka rëndësi.

Të tre dhomat në të cilat shtrihet ExNihilo janë vizatuar me linja drite imagjinare.

Ardian Isufi, kurator:

Ka një situatë gati kinematike nga dhoma në dhomë, sepse hapësira dhe vepra në këtë rast janë një gjë dhe publiku futet në një botë sa imagjinare, por dhe konkrete.

Ex Nihilo do të qëndrojë e hapur deri në 15 mars në galerinë Fab.

Top Channel