Mbyllet me një fund aspak të këndshëm telenovela “Cavani”. Sulmuesi uruguajan, për të cilin prej javësh është folur se kishte arritur marrëveshjen me Atleticon e Madridit dhe priste vetëm “dorëzimin” e PSG-së, do ta respektojë deri në fund kontratën me kampionët e Francës, ndërsa në qershor do të largohet me parametër zero.

Në lidhje me vendimin e PSG-së për të mos lejuar largimin e Edinson Cavanit, trajneri gjerman i parizienëve, Thomas Tuchel, komentoi:

“Mendoj se në jetë ka gjëra më të këqija sesa të qëndrosh te PSG. Mendoj se do të ndihet mirë, duhet të gjejë besimin dhe ritmin.”

Top Channel