Rekordi i “The Crown”/ Seriali për monarkinë britanike shikueshmëri rekord në Netflix

22/01/2020 16:07

73 milionë familje në mbarë botën e kanë ndjekur serialin The Crown që kur ai nisi të transmetohej në 2016-tën tregojnë shifrat e publikuara nga Netflix.

Drama ka në qendër të saj familjen mbretërore britanike. Sezoni i tretë i filmit ku mbretëreshën Elisabetë e interpreton aktorja e talentuar Olivia Colman, është ndjekur në katër javët e tij të para në 21 milionë shtëpi, që do të thotë, një rritje e shikueshmërisë me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të dytë. Sipas shefit të Netflix-it, këto shifra janë dëshmi e qartë e popullaritetit të madh që ka fituar The Crown, e që rritet nga sezoni në sezon.

Kjo është hera e parë që gjiganti amerikan publikoi të dhëna për serialin që rrëfen se çfarë ndodh në monarkinë britanike. Colman zëvendësoi Claire Foy në rolin e monarkes, dhe pati menjëherë sukses. Netflxi ndërkohë njoftoi se edhe drama e re e botës së fantazisë, The Witcher ka pasur një ndjekje rekord në muajin e parë të transmetimit. Netflix-i e mbylli vitin 2019 me 167.1 milion konsumatorë që paguanin globalisht, duke kapërcyer kështu parashikimet e Wall Street-it.

Top Channel