Rey Manaj është prezantuar dje tek Barcelona B, duke nisur një rrugëtim të cilin ai e cilëson si më të rëndësishmen në karrierën e tij si futbollist.

24 vjeçari ka nënshkruar me katalanasit për një shumë rreth 700.00- euro, plus 2 milionë euro bonuse, në varësi prej performancës së tij.

Kontrata do të ketë një klauzolë largimi prej 50 milionë euro, përcjellë KosovaPress

Duke folur për “Barca TV”, Manaj th se është shumë i lumtur me transferimin e tij tek Barcelona.
“Është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime, kam nënshkruar për një nga klubet më të mëdha në botë. Për mua, më i miri në histori. Unë mezi po pres që të luaj këtu. Kur erdhi oferta e Barcelonës, nuk doja të dëgjoja asgjë tjetër. Tani që jam këtu ndjehem shumë i lumtur” tha Manaj.

Top Channel