Shkodran Mustafi e ka humbur vendin e titullarit te skuadra e Arsenalit.

Mbrojtësi shqiptar, që ka mbrojtur ngjyrat e Gjermanisë tashmë mund të vazhdoj karrierën në Serie A.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Shkodrani është duke u kërkuar nga Bologna për afatin kalimtar të dimrit.

Trajneri Sinisa Mihajlovic, ka kërkuar personalisht që të transferoj mbrojtësin shqiptar te skuadra e tij.

Italianët kërkojnë që të marrin Mustafin në janar si huazim me obligim blerje në fund të sezonit.

Top Channel