Kampioni francez dëshiron ta vazhdojë kontratën me sulmuesin Kylian Mbappe.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo po dëshiron ta vazhdojë kontratën me futbollistin francez dhe jo me Neymar që mbetet i lidhur me një rikthim në Barcelonë.

Sipas raportimeve në Francë, Mbappe është lojtari të cilit i shiten më së shumë fanella dhe ka më së shumti popullaritet.

Ai ka kontratë deri në vitin 2022 dhe kërkohet nga Real Madrid dhe Manchester City, transmeton KosovaPress.

Vlera e lojtarit është sikur e bashkëlojtarit Neymar, mirëpo presidenti i klubit Al-Khelaifi ka thënë se nuk do t’i lejojë të dy yjet e skuadrës të largohen në të njëjtin afat veror.

PSG nesër është mysafir i Real Madridit në “Santiago Bernabeu” në Ligën e Kampionëve.

Top Channel