Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira është i gatshëm të dëgjojë ofertat në afatin e janarit.

Agjenti i lojtarit këtë javë ka pranuar se uruguaiani mund të largohet nga “topçinjtë”, transmeton KosovaPress.

Lojtari nuk është i lumtur me situatën e tij dhe kjo është arsyeja kryesore që dëshiron të provojë një sfidë tjetër.

Torriera këtë sezon ka luajtur shtatë ndeshje, derisa Arsenali është në vendin e shtatë në tabelë me 17 pikë, 17 më pak se lideri Liverpool.

Arsenal ndeshjen e radhës e ka kundër Southampton këtë të shtunë.

Top Channel