Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal ka thënë se shpreson që sulmuesi Philippe Coutinho të qëndrojë në Bayern Munich.

Coutinho është huazuar te gjiganti gjerman me mundësi blerjeje në fund të sezonit, transmeton KosovaPress.

Abidal ka thënë se futbollisti brazilian do të këtë nevojë për t’u adaptuar, por beson që ai është lojtari më i mirë te “bavarezët”.

“Është në një klub, i cili e pëlqen. Filozofia e Bayernit është ndryshe. Është lojtar për të cilin Bayern ka nevojë. Është lojtari më i mirë në klub. E kuptoj që do të vazhdojë aty. Adaptimi nuk është lehtë, por mendoj se do të arrijë duke punuar”, deklaroi ai.

Coutinho këtë sezon ka arritur të shënojë dy gola dhe tri asistime në 10 ndeshje të zhvilluara.

Top Channel