Doktoresha e VIP-ave: Më kërkon vajza t’i bëj buzët, ja se çfarë i them

13/11/2019 23:57

Lida Hoxha është një ndër doktoreshat më të njohura përsa i përket mjekësisë estetike. Të shumta janë personazhet publikë që drejtohen tek ajo për të përmirësuar pamjen e tyre.

E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, Lida Hoxha ka folur edhe sa tunduese ka qenë ideja që ajo të provonte vetë ndërhyrjet estetike që trajton tek klinika e saj.

Ndër të tjera ajo ka pohuar që vajza e saj i ka kërkuar që ajo t’i bëjë buzët, por Lida nuk e pëlqen aspak si ide.

Top Channel