Kanali i Duluthit është në liqenin “Superior” të Çikagos, dhe për shkak të zonës së ftohtë, ndodh shpesh që anijet të qarkullojnë me akull përsipër.

Por kjo anije krijoi një imazh duke bërë që shumë njerëzve t’u dukej si anije fantazmë.

Temperaturat e ulëta janë mëse të zakonshme në dimër në atë zonë, dhe anijet transportuese ndonjëherë duken si ajsbergë që lëvizin.

Kohët e fundit dimri ka qenë më i ashpër se zakonisht në këtë zonë të Amerikës, gjë  që ngre gjithashtu debate edhe për ndryshimin e klimës.

Top Channel