Sot në orën 17:30 luhet derbi i Londrës mes Arsenal dhe Tottenham, ndeshje që do të transmetohen nga paketa Supersport në Digitalb.

Sfida që do të luhet në Emirates Stadium do të vërë përballë dy skuadra që kanë pësuar humbje në ndeshjet e javës së kaluar.

Topçinjtë u mposhtën nga Liverpooli 3-1, ndërsa Tottenhami humbi në fushën e tij me Newcastle 0-1. Për të dyja këto skuadra fitorja është një detyrim sepse nuk do të duan të humbasin akoma më shumë terren në renditje.

Kjo e sotmja do të jetë derbi nr.186 mes Arsenalit dhe Tottenhamit. Bilanci flet për Topçinjtë që kanë 77 fitore kundrejt 58 të Tottenhamit, ndërkohë që 50 sfida kanë përfunduar në barazim.

Ndërkohë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Në foton e mëposhtme gjeni formacionet e dy ekipeve:

Top Channel