Qarku i Korçës ka mbyllur numërimin e të gjitha votave, mes ditës e së hënës. Votimet janë zhvilluar në të gjashta bashkitë e këtij qarku.

Në bashkinë e Korçës, gara elektorale është zhvilluar mes dy kandidtaëve, Sotiraq Filo i Aleancës pë Shqipërine aeuropiane dhe Leonar Ollit i Bindjes Demokratike.

Kandidati i majtë filo ka marrë, 20832 vota, ndërsa Olli i Bindjes ka marrë vetëm 1759 vota.

Në bashkinë e Pustecit, Kandidati i majtë, Pali Kolefski ma marrë 1505 vota, ose 63.66%, ndërsa Edmond Themelko, i Partisë Aleanca e Maqedonasve për
Integrim Europian ka marrë, 859 vota, ose 36.34%. Kjo bashki ka pasur vetëm 8 kuti votimi.

Bashkia e Kolonjës, ka pasur përballë, kandidatin e socialistëve, Erion Isain dhe Fatjon Feka i Bindjes Demokratike. Isai ka marrë 4279 vota, ose 93.37% të totali, ndërsa Feka i Bindjes ka marrë 304 vota, ose 6.63%.

Në bashkinë e Maliqit, Gëzim Topciu, pas disa mandateve, për herë të parë ka kandiduar i vetëm. Ai ka marrë 13656 vota në total.
Edhe në bashkinë e Pogradecit janë numëruar të 116-a kutitë.

Ilir Xhakolli i ASHE, nuk ka pasur kandidatë përballë. Ai ka marrë 17 mijë e 298 vota. Ndërsa në Devoll, ka pasur katër kandidatë përballe njëri tjetrit. Eduard Duro i ASHE, Fezi Shaholli i pavarur, Ylli Cenkolli i Frymës se Re Demokratike, dhe Artur Porpollogu i Shpresës për Ndryshim.

Kandidati Duro, ka marrë 6304 vota. Shallohi si kandidat i pavarur ka marrë 648 vota. Cenkolli i FRD-së, ka marrë 242 vota, ndërsa Porpollogu u Shpresës për Ndryshim ka marrë 341 vota.

Top Channel