Personazhet e tij janë të pakohë, por në të njëjtën kohë në krijimet e tij nuk mungojnë mesazhet e letërsisë. Loer Kume, fituesi I çmimit Kadare me librin “Amygdala Mandala”, shkruan një letërsi kërkon të thyejë skema, larg të zakonshmes.

Një intervistë e kryer nga gazetarja jonë e kulturës.

Çdo të thotë të jesh shkrimtar i ri në Shqipëri?

Vjen darka dhe ti duhet te zhvishesh nga veshja jote prej njeriu te përditshëm dhe realitetin duhet ta shohësh nga jashtë dhe duhet ta shohësh me këndvështrime që nuk I përkasin atij realiteti nga jashtë.

Loer Kume i përket shkrimtarit të një gjenerate të re, ky ishte edhe motivacioni i jurisë, me të cilin vlerësoi edhe tregimet e tij.

Çmimi Kadare ka turbulluar ujërat. Projektoret drejtohet tek letërsia. Duhet te kishim me shume çmime.

Ajo që ai shkruan duket sikur kërkon të shpjegojë njeriun modern.

Gjithë vëmendja ime është ti le te pastrukturuar këto impulse. Sepse kur i zbukuron dhe ju gjen një arsye nuk është me letërsi.

Libri i tij vjen me parathënie nga Prec Zogaj, ku ndër të tjera ai veçon, mjeshtërinë e lartë me të cilën janë shkruar këto tregime.

Momenti I uljes për të lexuar letërsi është moment kur ne i ikim realitetit për një bote me të mirë.

Top Channel