Është një ndër lojtarët më premtues në botën e futbollit dhe ai kërkohet nga ekipet më të mira të futboolit si: Real Madrid, Manchester City, Juventus etj.

Bëhet fjalë për talentin e Benfikës, Joao Felix. Ajo që po flitet shumë ne media është se ai ndodhet në Madrid për të nënshkruar me ekipin e Atletiko Madrid. Lajmi bëhet i ditur nga portugezja ‘Record’ ku thotë se Felix ndodhet prej disa ditësh në Madrid për të nënshkruar me Atletikon e Simeones.

Atletiko Madrid ka një projëkt për reformimin e ekipit. Francezi Griezman dop largohet me një vlerë pre 120 milion eurosh dhe Feliz shikohet si pasardhësi ideal i tij.

Sipas raportimeve, Joao Felix do të përfitojë 6 milion euro në sezon nga kontrata që do të firmos.

Top Channel