Fatos Kongoli nuk mendonte se do ta përfundonte ndonjëherë krijimin e tij “Gënjeshtarë të vegjël”, por fati e donte që ky libër jo vetëm të përfundonte, por edhe ti jepte atij çmimin “Autor i Vitit” në panairin e librit në Prishtinë. Aventura kryeqytetase e Alpinit na shpalos dashuritë e tij të pagjurma, zhdukur nëpër botë.

Pas peripecive shëndetësore sot e ndjen veten më mirë dhe gjithmonë është i gatshëm të flasë për të shkruarit. Për të është thjesht një punë, e indikuar nga talenti.

“Kalova një sëmundje të rëndë, u operova, kështu që para se të operohesha kisha shkuar deri nga gjysma e librit. Pasi kalova gjithë peripecitë e sëmundjes, nga tetë muaj e ca u ktheva në shtëpi. E gjeta këtë pjesë në lap top dhe meqë u përmirësova nga ana shëndetësore pa besuar as vetë që do të mund të shkuraj dhe vetë, më në fund e çova deri në fund këtë libër”, tha Fatos Kongoli.

Jetona Kocibelli: Zoti Kongoli unë dua të di kur shkruani, ju shkruani për vete apo për të tjerët?

Fatos Kongoli: Një pyetje që është një debat i vjetër ky; për kë shkruan një shkrimtar, për vete apo për të tjerët. Por unë nuk mendoj asnjëherë që shkruaj thjesht për të nxjerrë shqetësimin tim. Do të ishte fatkeqësi për mua nëqoftëse libri nuk do të kishte lexues.

Jetona Kocibelli: Si ndiheni kur përfundoni një libër?

Fatos Kongoli: Bosh. E kam thënë edhe këtë. Shpesh herë mbasi del libri nga shtypi, bëhet libër, unë atëherë shkëputem tërësisht me qëllim që të futet diçka tjetër e re.

Jetona Kocibelli: Po kjo e reja si ndihet?

Fatos Kongoli: Nuk është aq e thjeshtë për t’u shpjeguar.

Jetona Kocibelli: Dhe unë dua të dij tano gjendjen e pusit tuaj tuaj krijues, si e keni?

Fatos Kongoli: Njëherë për njëherë po shijoj ëmbëlsinë e suksesit të këtij romani, që nuk besoja që do ta shkruaja dhe do ta përfundoja ndonjëherë.

Top Channel