Turneu për ditëlindjen e Digitalb po vazhdon edhe në Kosovë ku janë ndeshur të rinjtë deri në 15 vjeç.

Kompeticioni që nisi me 1 qershor në Elbasan, duke përfshirë Fierin, Durrësin edhe Tiranën, vijon kësaj radhe në pjesët më të rëndësishme të shqiptarëve, në Kosovë; ku në harkun e 3 ditëve do të përcaktohet fituesi por edhe skuadra e dytë finaliste, që do të udhëtojë drejt Tiranës , për të luajtur finalen e madhe të këtij turneu.

Mbyllja e këtij turneu do të jetë më 23 qershor në  Kodrat e Liqenit Artificial, Tiranë. Deri atë herë 32 skuadrat e zonës së Kosovës kanë nisur garën për të përcaktuar dy finalistët e trofeut, të organizuar nga Digitalb.

Top Channel