Veseli në Prokurorinë Speciale. Padit pjesëtarët e videos. Shoqëria civile: Të pyetej që para 5 viteve

24/05/2019 21:29

Prokuroria Speciale pritet ta shqyrtojë kallëzimin penal të deponuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për gjashtë personat e dyshuar për pjesëmarrje në “Aferën e Fajdeve”, të cilët përmendnin emrin e Veselit për marrjen e 200 mijë eurove fajde.

Prokuroria ka konfirmuar se kallëzimi penal është pranuar gjatë së enjtes dhe është ushtuar kundër Rrahim Hashimit, Kadri Rexhepit, Ekrem Likës, Gani Hetës, Bajram Plakiçit dhe Granit Likës.

Sipas shoqërisë civile, mosintervistimi i kryetarit Veseli nga ana e prokurorisë për pesë vjet me radhë i ka kontribuar shantazhit.

Avokati i palës së dëmtuar Faton Dalladakut, Skënder Musa ka kërkuar që lënda të kalojë në Prokurorinë Speciale për zgjerim të hetimeve, nën pretendimin se të përfshirë në aferë janë edhe një grup i përbërë prej gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve.

Për rastin ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, cili ka thënë është tmerruar nga mashtrimet në emër të personaliteteve politike.

Thaçi ka thënë se nuk mund të flasë në emër të asnjë partneri politik, por që drejtësia do ta kryejë punën e vet e cila do ta vërtetojë sipas tij pafajësinë e Veselit.

Top Channel